Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur gjatë një sulmi terrorist në një hotel në Kabul, Afganistan.
Sulmi terrorist besohet të jetë kryer nga një grup njerëzish, të cilët kanë hapur zjarr në drejtim të Hotel International, transmeton portali arbresh.info
Ministria e Brendshme ka konfirmuar se gjatë sulmit kanë mbetur të vdekur disa persona, por nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme.
Sipas burimeve të pakonfirmuara thuhet se 15 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi.
Hoteli luksoz ka qenë shënjestër e sulmeve nga talibanët edhe gjatë vitit 2011, ku mbetën të vdekur 21 njerëz, përfshirë 10 civilë.
Në lidhje me sulmin e fundit asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë./arbresh.info/
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike