Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj u ka kërkuar qytetarëve që të vozisin me kujdes.
Ai përmes një statusi në Facebook, u ka bërë apel qytetarëve që të pajisen me gomat e dimrit dhe pajiset e nevojshme për këtë kohë.
“Bëj apel te qytetarët që të vozisin me kujdes të shtuar dhe të jenë të pajisur me goma dimri dhe pajisje të nevojshme për këtë kohë”, ka shkruar ai.
Më poshtë ju sjellim shkrimin e plotë të tij:
Bëj apel te qytetarët që të vozisin me kujdes të shtuar dhe të jenë të pajisur me goma dimri dhe pajisje të nevojshme për këtë kohë.
Sot gjatë ditës pjesëtarët e Agjencisë për Menaxhim Emergjent, intervenuan menjëherë pas rrokullisjes së një cisterne me naftë në Llabjan të Gjilanit.
Lus qytetarët që të mos parkojnë veturat e tyre në vende që e pengojnë intervenimin e mjeteve për pastrimin e rrugëve, si dhe intervenimin eventual të zjarrfikësve dhe institucioneve tjera të sigurisë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...