Mediat italiane e kanë konsideruar një nga operacionet më të suksesshme të në fushën e narkotikëve. Një 34-vjeçar shqiptar u vu në pranga pasi u kap me 7 kilogram kokainë në Modena.
Operacioni u mbyll rreth orës 4 të mëngjesit të së enjtes, por detajet dolën një ditë më pas. Gjithçka nisi nga një kontroll në i policisë rrugore në autostradën Modena – Bologna.
Me anë të teknologjisë laser policia vuri re se kishte një mospërputhje të targës me strukturën e furgonit me të cilin po lëvizte shqiptari. Në momentin e ndalimit ai ka shprehur shenja nervozizmi ndërsa agjentët vunë re se tapiceria ishte më lartë në një pjesë të furgonit.
Aty ata kanë zbuluar një dysheme të dyfishte dhe drogën e fshehur. Vlera e drogës në treg e kalonte 1 milion euro. Shqiptari rezident në Trovizo luante rolin e një korrieri dhe nuk ka pranuar për momentin të zbulojë detaje nga bashkëpunëtorët e tij. Janë duke u verifikuar kontaktet e tij për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e drogës./lapsi.al/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...