Autoritetet e rendit në Kosovës, thanë për REL, se nuk kanë ndonjë plan të veçantë lidhur me vizitën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.
“Policia e Kosovës si çdo herë e bënë përgatitjen e planit operacional për të ofruar siguri në të gjitha rastet e vizitave të gjitha delegacioneve të shteteve të huaja në Kosovë”, tha Baki Kelani zëdhënës i policisë.
Presidenti serb do të qëndrojë të shtunën në Kosovë, ku sipas njoftimeve nga kabineti i tij, ai në veri të Kosovës do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve kurse në pjesën qendrore, në Llapna Sellë do të zhvilloj një bashkëbisedim me qytetarët.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka miratuar më 17 janar kërkesën që Vuçiq të vizitoj Kosovën.
Gjashtë të lënduar pas aksidentit në Kçiq, një fëmijë në gje...
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigur...
Prattipati takon Kurtin: SHBA kërkon angazhim për paqe dhe s...
Haxhiu takoi përfaqësuesit e organizatave partnere dhe të sh...
Dikur shkëlqente në Evropë, Coutinho tashmë ndërpret kontrat...
Rama në Bordin e Paqes: Nderojmë misionin e Trump, të shpëto...