Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Riza Durmisi dëshiron të vazhdoj qëndrimin edhe për një të ardhme afatgjate në Real Betis pas raporteve se ka ngjallur interesim nga klubet e tjera.
24-vjeçari ka shkëlqyer te ‘Los Verdiblancos’ qysh pasi iu bashkua klubit spanjoll nga Brondby gjatë verës së vitit 2016, por ai është kërkuar në të kaluarën për transferim edhe nga gjiganti anglez – Liverpooli, transmeton portali arbresh.info.

“Reprezentuesit e mi janë duke negociuar me klubin për rinovimin e kontratës sepse jam me të vërtetë shumë i lumtur këtu”, u ka thënë Durmisi gazetarëve.
“E ardhmja e këtij klubi është shumë ngazëlluese dhe unë dua të jem pjesë e saj”
Mbrojtësi i krahut të majtë ka bërë 48 paraqitje për klubin me bazë në Sevilla duke shënuar dy herë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...