Drejtorët e Real Madridit raportohet se nuk janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e fundit të Cristiano Ronaldos për pagë për shkak të rënies alarmuese të formës së tij këtë sezon.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë, i cili mori trofeun e fundit në muajin dhjetor, ka realizuar vetëm katër gola në La Liga këtë sezon për kampionin e Spanjës, transmeton portali arbresh.info.
Pas një vere ku ylli është përfolur shumë rreth një largimi nga Bernabeu, zyrtarët në Madrid është thënë se dëshironin t’i ofronin një kontratë të përmirësuar Ronaldos pavarësisht se ajo aktuale nuk skadon deri në vitin 2021.

Këto bisedime tashmë janë ndalur, megjithëse ‘Mundo Deportivo’ sugjeron që ‘Los Blancos’ kanë refuzuar kërkesën e sulmuesit portugez për një pagë prej 35 milionë funta.
Ronaldo thuhet se dëshiron që paga e tij të jetë në linjë me atë të Lionel Messit dhe Neymarit, por raportet e fundit pretendojnë se Real Madridi nuk i ka me nxitim bisedimet dhe tani synon shkarkimin e 32-vjeçarit gjatë verës.
Ish klubi i tij, Manchester United shihet si destinacioni i vetëm për Ronaldon, i cili ka pasur më shumë fat në Ligë të Kampionëve këtë sezon falë nëntë golave brenda gjashtë paraqitjeve./arbresh.info/
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...