Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç ka deklaruar se Prishtina refuzon bashkëpunimin në hetim me autoritetet serbe në mënyrë që ta vështirësojë dhe të parandalojë zbulimin e motiveve, kryerësve dhe urdhëruesve të vrasjes së Oliver Ivanoviç.
Stefanoviç tha se reagimi i Ramush Haradinajt dhe ministrit të drejtësisë në Prishtinë, duke hedhur poshtë përfshirjen e autoriteteve hetuese në Serbi në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, është krejtësisht e papranueshme, transmeton Arbresh.info.
“Një reagim i tillë nga institucionet kryesore të Prishtinës tregon qartë se nuk ka dëshirë për të gjetur vrasës dhe të jap dënime, se hetimi duhet të kryhet në mënyrë profesionale”, tha Stefanoviç.
Ai ka shtuar se hetimi duhej të përfshinte të gjitha organet hetuese që mund të ndihmonin në gjetjen e autorëve dhe organizatorëve të vrasjes së Ivanoviç./Arbresh.info
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit