Një operacion i gjerë policor në Shtetet e Bashkuara bëri të mundur arrestimin e të paktën 11 personave, të dyshuar për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike.
Mes tyre thuhet të ketë edhe shqiptarë. Pjesëtarët e bandës e kishin shtrirë aktivitetin në Staten Island, Brooklyn dhe New Jersey.
Në operacionin që solli shkatërrimin e rrjetit të drogës morën pjesë agjentë të një “task force” të DEA-s, detektivë të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut dhe anëtarë të tjerë të agjencive federale dhe shtetërore.
Përpos prangosjeve, ata kanë bastisur edhe disa banesa. Rrjeti drejtohej nga Medin “Dino” Cosic dhe njëri prej anëtarëve të ndaluar të tij quhet Aleksandër Buci.
Të akuzuarit janë Medin (Dino) Kosic, Jasmin (Min) Cejovic, Paul Van Manen, Shaun Sullivan, Theodore (Freddy) Banasky, Anthony Francese, Alexander Bucci, Joseph (Cuch) Cucciniello, Kenneth Charlton, Mirsad (Mike) Bogdanovic dhe Jennifer Bogdanovic, sipas dokumenteve gjyqësore.
Mediet amerikane thonë se hetimet vazhdojnë, e shumë shpejt priten edhe arrestime të tjera./tch/
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin