Jose Mourinho ia ka rekomanduar Mauricio Pochettinon presidentit të Real Madridit, Florentino Perezit.
Hierarkia e Real Madridit besohet se ka vendosur për të shkarkuar trajnerin Zinedine Zidane në fund të sezonit pas fillimit të tmerrshëm të këtij sezoni në ligë, transmeton portali arbresh.info.
Madridi ka shans të vogla për të fituar titullin në La Liga këtë sezon pasi aktualisht qëndrojnë 19 pikë prapa liderit dhe rivalit të përbetuar të tyre – Barcelonës.

Joachim Low është në listën e kandidatëve si zëvendësues i Zidanes dhe mund të transferohet në kryeqytetin spanjoll pas Kampionatit Botëror me Gjermaninë këtë verë. Por sipas një raporti nga ‘Mundo Deportivo’, Mourinho ka kërkuar nga Perez të emëroj si trajner Pochettinon gjatë një bisedime private me presidentin e Real Madridit.
Mourinho ka lavdëruar në të kaluarën publikisht Pochettinon për punën që ka bërë te Tottenhami, i cili përfundoi në pozitën e dytë në Premierë Ligë prapa Chelseat sezonin e kaluar./arbresh.info/
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV