Sergio Ramos i ka thënë drejtorëve te Real Madridi për të nënshkruar me një sulmues të ri këtë muaj.
‘Los Blancos’ janë duke pasur një sezon tronditës pavarësisht se kanë siguruar trofeun e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe titullin në ligë, transmeton portali arbresh.info.
Ata pësuan një tjetër disfatë të shtunën e kaluar duke u mposhtur në Bernabeu nga Villarreali që siguroi tri pikë të plota me golin e realizuar në minutat e fundit për 1 me 0. Rezultati i tillë i lë ‘Los Blancos’ me 19 pikë prapa rivalit të përbetuar – Barcelonës dhe 10 pikë prapa Atleticos në pozitën e dytë
Bazuar në gazetën spanjolle ‘Diario Gol’, Ramos ka kërkuar nga Ziadne për të nënshkruar me një sulmues të ri. Trajneri francez e shiti te Chelsea yllin Alvaro Morata verën e kaluar dhe tani kapini i skuadrës kërkon zëvendësimin e tij.
Morata ka qenë një figurë që ka qëndruar në perferi te Bernabeu para se të shitje për 60 milionë funta te gjiganti në Premierë Ligë. Por, pavarësisht statusit të tij jo të lartë, ai ka qenë një humbje e madhe për kampionin e Evropës./arbresh.info/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...