Bashkëshortja e Oliver Ivanoviqit ka thënë se nuk do të kthehet më kurrë në Kosovë. Familjarët gjatë ditës së djeshme kanë bërë me dije se e gjithë familja po shpërngulet në Beograd.
Milena Bogdan – Ivanoviq, pasi arkivoli i Oliver Ivanoviqit u dërgua në Beograd për ceremoninë e varrimit, tha se ajo bashkë me djalin e saj nuk do të kthehen më në Kosovë.
“E kemi përfundu me Kosovën. Kurrë nuk do të më shkel këmba në Kosovë”, ka thënë Milena Ivanoviq.
Oliver Ivanoviq do të varroset sot në varrezat e reja në Beograd, shkruan Express.
Ai u vra të martën para selisë së partisë së tij në Veri të Mitrovicës. Sipas autopsisë, në trupin e tij janë gjetur gjashtë plumba. Vetura me të cilën dyshohet se u përdor nga dorasit, është gjetur e djegur në Zveçan.
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...