Peja është goditur nga erëra të forta gjatë natës së mbrëmshme.
Pas dëmeve materiale nëpër disa zona, kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri, është angazhuar me mëngjes, ku dhe ka mbledhur Drejtorinë e Emergjencave në këto momente, për të diskutuar fillimisht e më pas për të dalë dhe për të parë dhe vlerësuar dëmet e shkaktuara, njofton Klan Kosova.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës, Engelbert Zefaj.
“Kryetari Muhaxheri sapo ma mbledh Drejtorinë e Emergjencave”.
“Dëmet janë shkaktuar sidomos në shtëpitë që nuk janë të standardeve të larta, apo kur qytetarët kanë pasur kulme shtesë të ngjitura për shtëpi”.
“Në disa zona ka pemë të vjetra që janë rrëzuar. Pra në shikim të parë nuk duken dëme të mëdha”, ka thënë ai përmes telefoni.
Zefaj ka bërë lutje ndaj qytetarëve që për dëmet e shkaktuara ta njoftojnë komunën./Klan Kosova/
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...
Xi Jinping nis vizitën historike në Korenë e Veriut, pritje ...
PSD nuk siguroi as 2 mijë vota, vjen reagimi nga Natyra Kuçi
Dogana gjen 11 fishekë në bagazhin e një udhëtari
Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, ngushëllon Sindikata e ...