Avokat Arianit Koci, ka theksuar se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Kosovës (SHBA) në Kosovë, është në panik për mundësinë e shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.
Koci, në RTV Dukagjini, ka thënë se paniku i ambasadorit Delawie dëshmon se SHBA është më e brengosur për fatin e Kosovës, sesa elita politike në vend.
“Pse them se është në panik ambasadori amerikan? Kjo për faktin se në Kuvend nevojitet një shumicë e thjeshtë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, e jo 2/3 e votave”, thotë avokati Koci.
“Kemi ardhë në një situatë ku në nuk mundemi me ndiku në vullentin e deputetëve, sepse ata janë të lirë me vendos. Kemi krijuar një monstrum në Kuvend. Unë thellë në shpirt besoj se ky ligj nuk do të shfuqizohet”, ka shtuar Koci.
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...
27 vjet nga shpërbërja e TMK-së në FSK