Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka theksuar se më tepër është bërë bujë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit se sa për përkujtimin e masakrës së Reçakut.
Kelmendi në emisionin “Debat D Plus” të RTV Dukagjini, ka thënë se ka pasur një reagim të ekzagjeruar për vrasjen e liderit serb në veri, Oliver Ivanoviq.
“Nuk jam kundër që ky akt të dënohet. Mirëpo pse kaq shumë t’i jepet bujë kësaj vrasje, kur dihet se Ivanoviq është dënuar për krime të luftës në Kosovës. Ai ka vrarë shqiptarë. Për një kriminel lufte gjithë ajo bujë, kur ne e kishim edhe përkujtimin e masakrës së Reçakut, me ç’rast u mjaftuan me nga një deklaratë”, ka theksuar Kelmendi.
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”