
Matteo Darmian nuk ka bindur portugezin
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Matteo Darmian, pritet të largohet nga Old Traffordi gjatë këtij muaji.
Darmian ka humbur vendin në formacionin e Jose Mourinhos në këtë sezon dhe në të shumtën e rasteve ai është vetëm në bankën e rezervistëve.
Ish anëtari i Torinos, ka ngjallur interesim nga klubet e Serie A, si Juventus, Napoli, Inter dhe AS Roma, por tashmë në garë është futur dhe Valencia.
Në rast të transferimit lojtari i Man Utd në Mestalla Stadium do të gjejë italianin tjetër Simone Zaza, i cili po kalon në një formë të mirë te Los Che.
28 vjeçari ishte transferuar në Manchester United në vitin 2015, për shumën e 15 milionë eurove nga ish trajneri holandez, Louis Van Gaal.
Ai në sezonin e kaluar kishte më shumë minutazh në skuadrën e Mourinhos, por në këtë sezon gjërat kanë ndryshuar.
Italiani është paraqitur në katër ndeshje këtë sezon në Ligën Premier, tri në Ligën e Kampionëve dhe po aq në EFL Cup. /arbresh.info/
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës