Manchester United dhe Jose Mourinho kanë vazhduar bashkëpunimin e tyre.
Jose Mourinho është në sezonin e tij të dytë si trajner i Manchester United, dhe spekulohej se ai do të largohej në fund të këtij sezoni, edhe pse ka edhe një vit në kontratën e tij me klubin anglez.
Për ish trajnerin e shumë skuadrave evropiane interesim ka shfaqur Paris Saint-Germain, por si duket bordi i United ka vepruar shpejtë duke i ofruar kontratë të re.
The National bën të ditur se marrëveshja tashmë është nënshkruar, ndërsa Unitedi pritet ta konfirmojë vazhdimin e kontratës së trajnerit.
Kontrata e deritanishme e Mourinhos skadon në vitin 2019, ndërsa pritet të mësohet se sa e ka zgjatur qëndrimin te klubi aktual.
54 vjeçari njihet për qëndrimin e tij tre vjeçar në klube, por si duket ‘djajtë e kuq’ janë të gatshëm ta mbajnë më gjatë.
Në sezonin e tij debutues në Teatrin e Ëndrrave, portugezi e fitoi Kupën EFL dhe Ligën e Evropës duke ia siguruar Unitedit kualifikimin në Ligën e Kampionëve. /arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...