New York Times ka publikuar një ekspoze që tregon në detaje pretendimet e bëra nga 13 modele dhe ish asistente që e akuzojnë fotografin e njohur Mario Testino për ngacmime seksuale.
Testino ka mohuar të gjitha akuzat, transmeton portali arbresh.info
Kompania e avokatëve e angazhuar nga ai Lavely & Singer, ka thënë se akuzueset nuk mund të shihen si burime të besueshme.
Por, kjo nuk ka ndalur firmat e njohura si Burberry, Michael Kors dhe Stuart Weitzman që të heqin dorë nga puna me të.
Burberry – i cili nuk ka punuar me Testinon që nga viti 2016 – nuk ka plane të punojë në të ardhmen me të.
Njëjtë ka vepruar edhe Michael Kors, që ka thënë se për shkak të seriozitetit të akuzave, ata nuk do të punojnë më me Testinon në të ardhmen.
Mario Testino ka fotografuar modele të famshme si Gigi Hadid, Joan Smalls dhe Lily Aldridge, por edhe këngëtaren e njohur shqiptare Rita Ora./Arbresh.info/


Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...