Sot rreth orës 14:00 në fshatin Papaz të Ferizajt një person i moshës 70 vjeç është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, raporton Gazeta Express. Mësohet se viktima kishte jetuar i vetëm në shtëpi.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Agim Gashi nga Policia e Kosovës, ai tha se burrin rreth 70 vjeç e ka gjetur vëllai i tij pa shenja jete.
“Vëllau i tij ka hy për dritare, dera ka qenë e mbyllur, e ka gjet pa shenja jete”, tha Gashi për Express.
Më pas në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës përderisa ky rast po cilësohet si vdekje e dyshimtë.
Ky rast po hetohet.
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...