Një operacion i madh i policisë italiane në Bari ka përfunduar me sekuestrimin e 8 kuintalëve kanabis sativa, mijëra euro, 4 makina dhe arrestimin e dy shqiptarëve.
Aksioni është bërë në një zonë industriale në qytetit e Barit në Itali, ndërsa droga është gjetur në një magazinë.
Siç bëhet e ditur ka qenë Guardia di Financa që ka hetuar dhe organizuar operacionin e sekuestrimit të lëndës narkotike.
Janë sekuestruar 800 kilogramë drogë të tipit marijuanë dhe hashash, një pistoletë, katër automjete (dy autovetura e dy furgon) si dhe 32 mijë euro para të thata.
Nën pranga janë vënë dy shqiptarë e një italian.
Ata janë arrestuar në flagrancë ndërsa po shkëmbenin lëndën narkotike./Lajmi.net/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...