Theo Walcott raportohet se ka kaluar testin mjekësor dhe ka rënë dakord me kushtet e ofruara para transferimit për 20 milionë funta nga Arsenali te Evertoni.
28-vjeçari është parë duke hyrë në pjesën e stërvitjeve të “Toffes” dje për të kryer testet mjekësore pasi tarifa e transferimit ishte pranuar nga të dy skuadrat, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘Sky Sports News’, vetëm disa detaje të gola kanë mbetur për tu finalizuar para njoftimit zyrtar që pritet të bëhet sot (e mërkurë) më vonë.
Reprezentuesi i Anglisë nuk është pjesë e formacionit startues në Emirates dhe nuk ka qenë pjesë e 11-shes startuese në asnjë ndeshje të klubit në Premierë Ligë qysh pas largimit nga prilli.
Walcott ka qenë pjesë e “Topçinjve” që nga mosha 16 vjeçare pas transferimit nga Southamptoni në vitin 2006./arbresh.info/
Italianët votojnë në referendumin për reformën në drejtësi
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” për vrasjen e I...
Sot varroset Faruk Isufi, i cili u vra tragjikisht nga vëlla...
Shemben dy ndërtesa në Stamboll, autoritetet nisin operacion...
Kurti ka pranuar një mori urimesh për fitoren në zgjedhje dh...
Katar, 6 të vdekur pas rrëzimit të helikopterit ushtarak