Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres ka deklaruar se beson se lufta ndaj armëve bërthamore të Koresë Veriore është e shmangshme, megjithatë ai ka shprehur shqetësim se “paqja ende nuk ështe garantuar plotësisht”.
“Është një dritare e vogël që jep mundësi”, tha ai në një konferencë shtypi, transmeton portali arbresh.info
“Kjo dritare jep shpresë që të bëjë luftën e shmangshme, por është e rëndësishme që të mos humbasim mundësitë që ofrojnë këto dritare”, tha ai.
Komentet e Guterres ndjekin rivendosjen e një linje telefonike ushtarake dhe bisedimet e para zyrtare të Koresë së Veriut me Korenë e Jugut pas gati dy vitesh.
Koreja e Veriut ranë dakord të dërgojnë një delegacion në Lojërat Olimpike Dimërore të 9 dhe 25 shkurtit në qytetin e Koresë së Jugut të Pyeongchang dhe të zhvillojnë bisedime ushtarake që synojnë reduktimin e animoziteteve të vijës së frontit.
Megjithatë Pheniani ka këmbëngulur se bisedimet me Korenë Veriore nuk do të kenë lidhje me programet e saj bërthamore dhe raketore, ndërsa kanë shtuar se ato “kanë për synim Shtetet e Bashkuara”./arbresh.info/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...