Një çift shqiptar u arrestua në Bari me 5 kg heroinë. Sipas “Guarda di Finanza”-s, droga u gjet në një automjet që erdhi me traget nga Shqipëria.
Heroina ishte fshehur në brendësi të gomave të makinës, ku udhëtonin një burrë dhe një grua, identiteti i të cilëve nuk dihet.
Droga u gjet pas kontrollit në vijën e dytë, ndërsa çifti u arrestua në flagrancë.
Në tregun italian, sasia e heroinës do të sillte përfitime të majme, ndërsa policia italiane po heton për persona të tjerë të përfshirë në trafik./tch/
Ulutas i falënderon aletatët në NATO që po e mbajnë KFOR’in ...
Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqi...
Dellova vërshohet nga ofertat, pritet të largohet nga CSKA S...
Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detaj...
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...
Çmimi i naftës rritet sërish