Kryeministri Haradinaj komenton vizitën e paralajmëruar të presidentit serb në Kosovë

22:42 | 16 Janar 2018
M. A.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për vizitën e paralajmëruar të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Kosovë ka thënë se zyrtarët serb nuk kanë nevojë të shqetësohen për sigurinë e serbëve në Kosovë sepse sipas kryeministrit Haradinaj institucionet e vendit janë në nivelin e duhur për të ofruar siguri në veri, shkruan arbresh.info.

“Serbët e veriut janë të qetë, nuk ka rrezikim të stabilitetit edhe me tutje. çdo vizitë me komuniku me komunitetin serb që ka qëllime të mira nuk kemi qenë asnjëherë kundër por nuk ka pse me u shqetësu askush për gjendjen e sigurisë për qytetarët serbë, sepse institucionet janë në nivel të detyrës duke shtuar këtu faktin se kemi edhe KFOR-in”, tha Haradinaj.

Haradinaj ia ka kujtuar Vuçiqit se serbët e veriut, garanci për sigurinë e tyre i kanë institucionet e Kosovës.

“Në të kaluarën ka pasur vizita të serbëve mund të ketë edhe në të ardhmen por serbët e veriut garanci për sigurinë e tyre i kanë institucionet e vendit”, ka thënë Haradinaj gjatë një konferencë për media sot pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ndërkohë, mediat serbe raportuan se presidenti serb Aleksandër Vuçiq do të vizitojë Kosovën të shtunën dhe të dielën.

Këtë e kanë bërë të ditur për mediat serbe kabineti i presidentit serb.

Vizita e presidentit serb ka të bëjë me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq. Tashmë i ndjeri Ivanoviq, është vrarë mëngjesin e sotëm para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës. /MiraAvdimetaj/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale