Alexis Sanchez është tema më e nxehtë në ditët e fundit në botën e futbollit.
Sulmuesi kilian është duke u kërkuar nga gjigantët anglez, pasi e ka vendosur të largohet nga Arsenali.
Ishte menduar se çështja e tij është e përfunduar me Manchester City, por nuk ka dalur ashtu, pasi që rivali i përbetuar i City, Man Utd është futur seriozisht në garën për shërbimet e tij.
Raportohet se ai ka zgjedhur skuadrën e Jose Mourinhos, duke e refuzuar ish trajnerin e tij të Barcelona, Pep Guardiola.
Por, kjo sagë tashmë është shndërruar edhe në shaka, pasi që mbrojtësi i skuadrës Oldham Athletic, Ryan McLaughlin.
Ai përmes një postimi në rrjetin e tij social, Twitter, ka bërë shaka duke shkruar: Kur do ta zyrtarizoni Alexis Sanchez?”.
Përgjigja e klubit nuk vonoi, duke e mohuar kategorisht se do të bëjnë një ofertë për sulmuesin e Arsenalit.
Në një tëeet që shumë shpejt u bë viral, Oldham thotë: “Klubi mund të konfirmojë se nuk është bërë asnjë ofertë për Alexis Sanchez. Rritu, Ryan.”
Reprezentuesi kilian pritet të shkëmbehet me Mkhitaryan për të finalizuar transferimin në Old Trafford. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...