Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri, gjatë qëndrimit në Vienë të Austrisë, takoi Zëvendës-Sekretarin e Përgjithshëm të Asociacionit të Komunave të Austrisë, Nicolaus Drimmel.
Në takim u diskutua për rolin e komunave në procese zhvillimore të shteteve, me theks për rrugën drejt integrimit evropian.
Ky takim ishte mundësi e mirë për të parë funksionimin e qeverisjes lokale në të dyja vendet, në mënyrë që të identifikohen mundësitë e shkëmbimit të modeleve të mira. Në këtë kontekst, përgjatë takimit, theks i veçantë u vë në përvojat e Austrisë në fushën e bashkëpunimit ndër-komunal, njëherësh mundësitë e marrjes dhe adaptimit të këtyre praktikave edhe në Republikën e Kosovës, njofton Infokomuna.
Tahiri vizitoi edhe Qendrën për Administratë Publike dhe Hulumtime ku pa nga afër angazhimin dhe punën e kësaj qendre në funksion të zhvillimit të vendit. Përgjatë kësaj vizite, u diskutua lidhur me ngritjen e kapaciteteve dhe formave konkrete të bashkëpunimit në fusha të rëndësishme, siç janë administrata dhe financat lokale, përmes ofrimit të trajnimeve specifike në fushën e politikave publike.
Krejt në fund, Drejtori Tahiri dhe Zëvendës-Sekretari i Përgjithshëm Drimmel u dakorduan të shohin përpara në fushat e bashkëpunimit duke paralajmëruar një vizitë të delegacionit Austriak në Kosovë. /Telegrafi/
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici