Sa herë përmendet Izbica, imazhi i parë që shfaqet në mendjen e secilit është masakra e kryer nga forcat serbe.
147 shqiptarë u vranë, të gjithë meshkuj, e pjesa dërrmuese e tyre të moshuar. Ata që i mbijetuan ferrit të para 19 vjetëve, kërkojnë drejtësi.
Bislim Bajramit nga fshati Izbicë e Skenderajt, më 27 mars të vitit 1999, forcat serbe ia vranë babanë e vëllanë. Ata bëjnë pjesë në mesin e 147 shqiptarëve të vrarë e të masakruar në këtë fshat nga forcat serbe. Bislimi thotë se pas gjithë asaj që ka ndodhur, dënimi i vrasësve do të ishte një lehtësim për familjen e tij dhe të viktimat e tjera.
Masakra e Izbicës është ndër më të tmerrshmet që kanë ndodhur në luftën e fundit në Kosovë. Pas vrasjeve, trupat e pajetë, forcat serbe i zhvarrosën duke i shpërndarë në vende të ndryshme në varreza masive në Serbi.
http://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155741715708859/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...