Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot, në takime të ndara, Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe, si dhe Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Kryeparlamentari Veseli ka diskutuar me Ambasadorët e Quintit për agjendën e Kuvendit të Kosovës për këtë vit, si dhe për proceset me interes nacional, në veçanti për integrimet euroatlantike të vendit.
Veseli i ka falënderuar Ambasadorët për mbështetjen që shtetet e tyre i kanë dhënë dhe po i japin Republikës së Kosovës.
Kryeparlamentari Veseli edhe një herë ka shprehur qëndrimin e tij se për procese të rëndësishme për vendin, shteti i Kosovës do të ketë koordinim të plotë me partnerët perëndimorë.

Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqi...
Dellova vërshohet nga ofertat, pritet të largohet nga CSKA S...
Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detaj...
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...
Çmimi i naftës rritet sërish
Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Va...