Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dënuar ashpër vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, e cila ndodhi sot në Mitrovicën e Veriut.
Hoxhaj përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se organet e drejtësisë janë duke e trajtuar rastin me urgjencë për t’i sjellë para drejtësisë sa më parë, përgjegjësit për këtë akt kriminal, në mënyrë që të shmanget çfarëdo manipulimi politik që mund të bëhet me rastin.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se janë shqetësuese reagimet impulsive dhe destruktive nga ana e autoriteteve në Serbi, të cilët, sipas tij, haptas po kërcënojnë për destabilizim të situatës dhe për ta prishur procesin e normalizimit.
“Përderisa motivet dhe autorët e vrasjes janë ende të panjohur, është brengosëse të shohim reagime kaq impulsive dhe destruktive nga ana e autoriteteve në Serbi, të cilët haptas po kërcënojnë me destabilizim të situatës, prishje të procesit të normalizimit”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...