Ngjarjet e fundit në lidhje me çështjen e emrit janë optimiste dhe ne i mbështesim hapat e mëtejshëm për gjetjen e zgjidhjes, ka deklaruar përfaqësues i NATO-s, për gazetën greke “Etnos”.
Sipas tij, akoma është herët të thuhet nëse Maqedonia do të gjendet në agjendën e samitit të NATO-s në korrik, përcjell telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se anëtarët e Aleancës kanë rënë dakord që Maqedonia të pranohet me anëtarësim të plotë, nëse gjendet zgjidhje e pranueshme për emrin.
Megjithatë përfaqësuesi i NATO-s ka thënë se vendimet e Aleancës sillen njëzëri dhe për këtë duhet drita e gjelbërt edhe nga Greqia./telegrafi
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...