Fëmijët nuk gënjejnë, pra vogëlushët e thonë atë që mendojnë, me ç’rast mund të bëhen shumë të vrazhdë dhe të lëndojnë moshatarin e tyre në lojë ose në shkollë.
Është e njohur që fëmijët nuk gënjejnë, prandaj do të duhej që sa më parë t’ia mësonit fëmijës tuaj vetëmbrojtjen verbale, këshillon Jelena Holcer, pedagoge e diplomuar dhe drejtore e Shkollës për prindër.
– Sa më parë që t’ia mësoni fëmijës vetëmbrojtjen verbale, aq më mirë është për të. Fëmija patjetër duhet t’i tregojë moshatarit të vetë që ofendimet, etiketimet, kritikat e pengojnë.
Mirëpo, nëse këtë e thotë me zë të qetë dhe të turpshëm, kështu nuk do ta pengojë dhunuesin që akoma ta torturojë, thotë bashkëbiseduesja, transmeton Telegrafi.
– Prandaj, sikur në orët e aktrimit, mësojeni që ta pengojë dhunuesin me qëndrimin, zërin dhe shprehjen serioze të fytyrës, mund edhe të bërtasë “Pusho, mos vepro më ashtu, më pengon tmerrësisht”.
Nëse kjo mënyrë nuk e ndalon, mund të largohet nga ai, të qëndrojë fizikisht larg nga ai i cili e ofendon apo të kërkojë ndihmën tuaj apo të arsimtarit – thekson pedagogia.
Varësisht nga situata, fëmija duhet patjetër të mësojë se cilat mënyra të vetëmbrojtjes i ka në dispozicion, kjo është diçka që u takon prindërve, sepse fëmijën e moshës shkollore nuk do të mësojë askush tjetër pos prindërve, përfundon pedagogia. /Telegrafi
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...