Sipas një studimi të fundit, gratë kanë më shumë gjasa se burrat të mbijetojnë nga epidemitë e ndryshme.
Prej kohësh flitet se gratë kanë një jetëgjatësi më të lartë se burrat, këtë gjë e kanë treguar edhe shembuj se si në plantacione të ndryshme, gjatë sëmundjeve të fruthit e sëmundje të tjera të ndryshme nga të cilat prekeshin dy gjinitë, në mbarë botën, numri i femrave që mbijetonin ishte gjithmonë më i lartë se numri i meshkujve, transmeton Arbresh.info
Kjo gjë tashmë edhe është vërtetuar pasi hulumtuesi kryesor Virginia Zarulli, nga Instituti i Shëndetit Publik të Danimarkës Jugore, i atribuoi boshllëkun gjinor të jetëgjatësisë faktorëve biologjikë si gjenetika dhe hormonet, me përfundimin e thjeshtë se “vajzat e porsalindura janë më të qëndrueshme se djemtë e porsalindur”.
Ai ka marrë shembuj të ndryshëm të cilët e vërtetojnë zbulimin e tij ku tregon se si vajzat e lindura në vitin 1933 në Ukrainë, kur ishte shfaqur një sëmundje, jetonin deri në moshën 10.85 vjeç, ndërsa djemtë mesatarisht jetonin deri në 7.3 vjet.
I njëjti rezultat kishte ndodhur edhe në Afrikën Perëndimore në vitet 1800 ku skllevërit e liruar amerikanë që u zhvendosën në Liberi midis viteve 1820 dhe 1843 përjetuan shkallën më të lartë të vdekshmërisë së regjistruar ndonjëherë, me 43 për qind
që vdiqën brenda një viti nga ardhja e tyre. Jetëgjatësia ishte tepër e ulët 1,68 vjeç për djemtë, por 2,23 vjet për vajzat.
Kjo sipas Zarulli-t ndodhë për shkak të kromozomit të dyfishtë X të pranishëm në femra, si dhe estrogjenin e hormoneve.
Me fjalë të thjeshta, është e lehtë të shihet se nëse rastësisht ndodh një mutacion i keq në kromozomin X, gratë kanë një tjetër X që mund të kompensojë pjesërisht ose plotësisht, përderisa burrat nuk kanë këtë mundësi”.
Zarulli tha se hormonet më të shquara femërore, estrogjenet, mbrojnë enët e gjakut dhe mbrojnë kundër një sërë sëmundjesh./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...