Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes do të mbajnë sot një mbledhje të përbashkët, ku do të diskutohet për problemet që kanë përfshirë këtë subjekt.
Mbledhja do të mbahet në orën 15:00, kështu ka thënë për Telegrafin deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu.
“Të ftuar janë të gjithë anëtarët e kryesisë dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe unë pres që të gjithë ata që duan që të dalim nga kjo situatë të jenë të pranishëm”, ka thënë Haxhiu.
Kujtojmë se kohëve të fundit nga pozitat brena Vetëvendosjes kanë dhënë dorëheqje disa nga zyrtarët më të lartë të këtij subjekti.
Vetëvendosje më 21 janar do të mbajë zgjedhjet për kryetar, ku kandidat i vetëm është Albin Kurti, i cili të shtunën që lamë pas paraqiti edhe platformën e tij për kryetar./Telegrafi/
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...