Lisandro Lopez ka arritur në Milano, më saktë në hotelin Melina.
Qendërmbrojtësi i Benficas pritet të kryej nesër (e hënë) testet mjekësore te Interit, përkundër kësaj vizita e tij në qytetin e modës ishte befasuese për të gjithë.
Klubi zikaltër ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe klubin portugez, ata do të paguajnë gjysmë milioni euro për huazimin gjashtë mujor.
Ata kanë edhe të drejtën e blerjes, kjo në shifrën e nëntë milionëve tjera.
Mbrojtësi nuk ka qenë lojtar i rregullt për Benfican, në katër sezonet sa ishte pjesë e tyre, ai është paraqitur vetëm 32 herë në ndeshjet e ligës.
Vlen të theksohet se për një sezon (2013/15) ishte i huazuar edhe te Getafe.
Gjithsesi, ai te skuadra e Luciano Spallettit nuk vjen të luajë si titullar, por si zëvendësues në rast nevoje.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit