Arsenali do të pranojë ofertën e Manchester United për Alexis Sanchez, por e kërkojnë në këmbim sulmuesin francez, Anthony Martial.
Reprezentuesi kiliani është në fund të kontratës së tij me topxhinjtë dhe ka refuzuar mundësin për rinovim e saj.
Sipas “Daily Star”, Sanchez dëshiron të transferohet në Manchester City, por hyrja e United në garë ka ndryshuar gjërat, transmeton arbresh.info.
Kjo pasi rivalët e tyre të urryer lokal, Unitedi kanë bërë hapa para duke bërë një lëvizje për të rrëmbyer yllin kilian nga Arsenali.
Por, Arsenali po ngurron të shesë Sanchezin, të paktën derisa të gjendet një zëvendësim ideal për të.
United ka ofruar 35 milionë funte dhe mesfushorin armen, Henrikh Mkhitaryan. /arbresh.info/
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...
“Nënë vrava tre veta, i kam duart të lyera me gjak”/ Detajet...
Tahiri: Kosova po hyn në fazën e absurditeteve veç pse Kurti...