Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e organizuar në Lezhë për 105-vjetorin e Policisë së Shtetit, deklaroi se “në vitin 2017, Shqipëria doli nga harta e vendeve që kultivojnë e trafikojnë lëndë narkotike”, shkruan top channel.
“Jemi shumë krenarë për gjithçka është bërë në këtë periudhë rilindjeje të policisë pas asaj situate kaosi të vitit 2013. Jemi krenarë që mund të flasim me gjuhën e thatë të rezultateve, përtej opinioneve që kemi për këtë rilindje të Policisë së Shtetit. Gjuha e rezultateve thotë se në vitin 2017 Shqipëria doli nga harta e vendeve që kultivojnë e trafikojnë lëndë narkotike. Shqipëria mbylli një plagë të vjetër e të thellë. Sot, nuk ka as Lazarat dhe as “Lazaratër” të shpërndarë në territorin e saj”, u shpreh kryeministri.
Rama shtoi se “policia ka hequr nga duart e organizatave kriminale mbi 40 milionë euro pasuri dhe garantoi numrin më të ulët të vrasjeve në historinë e statistikave pas vitit 1990”.
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...