Këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë shqiptare Myfarete Laze ka falënderuar presidentin Ilir Meta, për vlerësimin që i bëri me dekoratën ‘Nderi i Kombit’ Rexhep Çelikut disa ditë para ndarjes nga jeta.
Ajo i ka shkruar Metës, duke i shprehur mirënjohje për gëzimin që i dha artistit.
“Pushoftë në Paqe. Mirënjohje për gëzimin që i dhuruat pak ditë më parë. Qofsh i nderuar Z.President.
Megjithëse rëndë nga shëndeti ju e çuat në këmbë dhe u ndje shumë mirë, shumë i vlerësuar. Ngushëllime,” shkruan Laze.
Valltari i njohur u nda nga jeta ditën e sotme, pas një sëmundje të rëndë.


Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...