Iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk është shuar.
Si e tillë do të paraqitet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit që mbahet të mërkurën.
Megjithë paralajmërimet dhe vërejtjet si nga SHBA-ta ashtu edhe nga përfaqësues të BE-së në Kosovë dhe nga vet BE-ja në Bruksel, kërkesa e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së e mbështetur nga 42 deputetë të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është futur si propozim në mbledhjen e së mërkurës, 17 janar.
Lajmi.net ka siguruar rendit e ditës së kësaj mbledhje dhe kërkesa që shfuqizimin e Gjykatës Speciale është vendosur si pikë e pestë e diskutimit.
“Kërkesa e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së për Seancë të jashtëzakonshme”, thuhet në pikën e pestë të rendit të ditës së Kryesisë së Kuvendit.
Megjithatë, burime të lajmi.net thonë se ky rend i ditës edhe mund të ndryshojë dhe pika për Specialen të hiqet krejtësisht.
Nëse ka kuorum dhe kjo pikë e rendit të ditës kalon, atëherë votimi për shfuqizim të Gjykatës Speciale mund të ndodh po atë ditë ose të enjten e 18 janarit.
Të kujtojmë se më 22 dhjetor, pas përfundimit të seancës për buxhetin, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pati ftuar në një takim urgjent shefat e grupeve parlamentare. Nisma për shfuqizuar Gjykatën Speciale natën e 22 dhjetorit kishte dështuar pasi që në dy mbledhjet e Kryesisë nuk pati kuorum, meqë munguan përfaqësuesit e LDK-së dhe të VV-së.

Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...