Ish prokurori i përgjithshëm i vendit për pesë vjet, Adriatik Llalla, është zbuluar se disponon të ketë diplomën e shkollës së lartë, por jo atë të asaj të mesme, duke ngritur kështu dyshime se përfundimin e arsimit të jurisprudencës e ka bërë duke anashkaluar arsimin e mesëm.
Pa deftesën e pjekurisë së të cilit është kategorikisht e ndaluar të përvetësosh çfarëdolloj diplome universitare.
Denoncimin e këtij fakti e ka bërë gazetari Artan Hoxha, i qenë prezentë në emisionin “Java” të RTSH, ndërsa diskutohej pikërisht rreth zhvillimeve më të fundit në institucionin e Prokurorisë.
“Gjate procesit te vetingut te prokuroreve do te njihemi me te dhena mjaft interesante per ish-kreun e prokurorise Adriatik Llalla. Komisionet e vetingut po verifikojne edhe faktin nese Llalla e ka kryer apo shkollen e mesme. Nga verifikimet e deritanishme, rezulton se egziston numri i amzes per Llallen ne shkollen e mesme ku ai pretendon se ka kryer studimet. por cuditerisht nuk gjendet asnje rregjister simestral i notave te klases ku ai ka qene nxenes. Te gjithe rregjistrat e notave te klases se tij figurojne te zhdukur. Vendi tjeter ku depozitohet diploma e shkolles se mesme, eshte sekretaria e fakultetit te shkolles se larte. Nga verifikimi qe eshte bere prane fakultetit te drejtesise Ku Llalla ka kryer studimet, nuk eshte gjetur dosja personale e dokumentacionit te tij, brenda se ciles duhej te ndodhej dhe diploma e shkolles se mesme. Pra kjo dosje eshte zhdukur nga fakulteti i drejtesise pasi Llalla eshte bere prokuror i pergjithshem. Po ashtu figuron se gjate kohes kur Llalla pretendon te kete qene duke kryer shkollen e mesme, ai ka qene duke kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak, i cili ne ate kohe ka qene 24 muaj. Te gjitha keto detaje Jane duke u hetuar nga komisionet e vetingut te cilat do te provojne zyrtarisht nese Llalla e ka kryer ose jo shkollen e mesme. Nese rezulton i vertet ky fakt atehere Shqiperia ka patur fatin e keq te kete ne krye te organit te akuzes per 5 vite nje kryeprokuror qe kishte kryer shkollen e larte po jo ate te mesme…”, ka thenë gazetari Artan Hoxha. Duke sqaruar se lëvizjet e prokurorëve bëhen me firmën e Arta Markut por me bekimin e SHBA-BE./Tema/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...