A keni qenë duke e tradhtuar partnerin deri tash dhe nuk e keni ditur as ju vet?
Ju mund të jeni mikro-tradhtare! Kjo është fjalë e re, ndërsa psikologia australiane, Melanie Schilling, ka shpjeguar se çfarë nënkupton ky term dhe si të zbulohet një tradhtar i këtij lloji, transmeton Telegrafi.
Melanie ka shpjeguar se mikro-tradhtia është një seri e veprave të ‘vogla’ të cilat shërbejnë si indikatorë se një person është i përqendruar fizikisht ose emocionalisht në një person jashtë lidhjes.
“Ju mund të jeni duke e ‘mikro-tradhtuar’ burrin nëse në mënyrë të fshehtë lidheni me një person tjetër në rrjete sociale, nëse keni shaka private me dikë tjetër, nëse e nënvlerësoni lidhjen tuaj, etj.’, ka shpjeguar psikologia për Femail.
Këto janë të gjitha shenja se jeni duke filtruar me dikë dhe po e mbani fshehtë nga partneri. Nëse keni diçka për të fshehur, pyeteni veten përse!
Mënyra më e lehtë për të kuptuar nëse ju apo partneri jeni duke mikro-tradhtuar, është nëse po i mbani gjërat fshehtë.
Edhe pse ‘simptomat’ e mikro-tradhtisë dhe miqësisë mund të jenë të njëjta, Melanie thotë se shumë lehtë mund t’i dalloni këto dyja. /Telegrafi/
Kosova forcon masat e sigurisë në pikëkalimet kufitare
Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Koso...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit jep detaje pas gjetjes së trupit...
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet