Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un është “fitues” mbi bllokimin e fundit me Perëndimin mbi programet e tij bërthamore dhe raketore.
“Unë mendoj se Kim Jong-un e ka fituar këtë raund. Ai e ka përfunduar detyrën e tij strategjike. Ai një ka një armë bërthamore, ka raketa të arritjes globale, deri në 13,000 km, që mund të arrijë pothuajse çdo pikë të globit”, tha Putin para gazetarëve në Rusi, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
Rusia ka votuar në Kombet e Bashkuara në favor të sanksioneve ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut mbi programin e saj bërthamor, duke i kërkuar Perëndimit të tregojë përmbajtje dhe duke bërë thirrje për bisedime mbi çështjen.
Putin edhe njëherë ka përsëritur se dialogu me Korenë Veriore është i garantuar dhe shtoi se Kim do të donte që të qetësohej situara.
“Ai tashmë ka dëshmuar se është një politikan i zgjuar dhe i matur”, tha Putin.
Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut zhvilluan bisedime të martën pas një periudhe të zgjatur të tensioneve në gadishullin Korean mbi programet e raketave dhe programeve bërthamore të Veriut./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...