Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se i vjen mirë që Këshilli Organizativ i është përgjigjur pozitivisht shqetësimeve të ngritura në publik rreth ngjashmërisë së logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës me një logo tjetër.
Reagimi i Thaçit ka ardhur pasi Këshilli i Përgjithshëm ka zgjedhur një logo të re pas shqetësimeve të shfaqura në publik, se logoja e parë ishte plagjiaturë, shkruan Arbresh.info.
“Më vjen mirë që Këshilli Organizativ u është përgjigjur pozitivisht shqetësimeve të ngritura në publik rreth ngjashmërisë së logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës me një logo tjetër dhe ka vendosur që të ndryshojë atë. Logoja e re do të përdoret për të gjitha organizimet festive dhe për Medaljen Presidenciale Jubilare. #Kosova10”, ka thënë Thaçi./Arbresh.info
Luajti i gjakosur deri në fund të takimit me Atleticon, Ferm...
LDK akuzon MINT për tentim mbulimi të skandalit me njehsorët...
Azemi: Ka vend për Osmanin në LDK, synojmë rikthimin e anëta...
Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...
Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas s...