Linja ajrore indiane ka pushuar nga puna një çift pilotësh të cilët u përleshen mes vete dhe shkurt lanë kabinën e pilotit pa askënd gjatë një fluturimi nga Londra në Mumbai.
Jet Airways ndërmori hapin, pasi hetoi pretendimet që piloti kishte gjuajtur me shpullë bashkë piloten gjatë një zënke në kohën kur aeroplani ishte në ajër, duke bartur 324 pasagjerë, transmeton portali arbresh.info

Fjalosja bëri që pilotja të largohet nga kabina në lot, para se të bindej të kthehej në kabinën e ekuipazhit.
Në një moment edhe piloti u largua nga kabina, duke e lënë kontrollin e aeroplanit në mëshirën e fatit.
Fatmirësisht e tërë kjo nuk përfundoi në ndonjë fatkeqësi vdekjeprurëse për pasagjerët e pafajshëm./Arbresh.info/
Tiranë: Plagoset me thikë 55-vjeçari pas një konflikti
Rutte: Rusia e di, nëse përdorin armë bërthamore në Ukrainë,...
Unai Emery, mjeshtëri i Ligës së Evropës
Shpërthimi i Ebolës në Kongo, OBSH: Zhvillimi i vaksinave mu...
Parashikimi i motit për këtë të enjte në Shqipëri
Sot nis votimi me postë për diasporën, mbi 105 mijë qytetarë...