Gjatë pasdites së djeshme, një person tentoi të futet me dhunë në objektin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Ai u pengua nga pjesëtarët e sigurimit të Ambasadës.
Sic raporton Periskopi, bëhet e ditur se personi i dyshuar kishte filluar të ofendojë e të bërtas para Ambasadës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Richard Mei.
Në përgjigjen e tij, ai shkruan se “një individ me sjellje të çuditshme shkaktoi një incident të vogël para ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë me 9 janar”.
Tutje, ai tregon se me këtë rast u morë Policia e Kosovës. Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës nuk ka preferuar të jap ende informacione.
Ky rast ndodhi vetëm pak ditë pasi u raportua se Ambasada Amerikane ia ka refuzuar vizën kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj është kryeministri i parë i vendit që nuk ishte pajisur me vizë amerikane për vizita zyrtare në ShBA.
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...