Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me kryetarin e Skënderajit, Bekim Jasharin, kanë zhvilluar një vizitë në Tiranë ku u takuan me Presidentin, Ilir Meta.
Përveç kësaj, ata janë takuar edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Takimin e përbashkët me Presidentin e Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta, me Kryetarin e Skënderajt, Bekim Jasharin e vlerësuam si takim shumë të përzemërt dhe përmbajtjesor. Aty paraqitem disa çështje të cilat u mirëpriten nga Z. President, të rëndësishme për Drenasin dhe Skënderajn” thuhet në njoftimin e komunës.
Me tutje thuhet se bashkëpunimi ndërkomunal, dy komunat që përbëjnë tërësinë e Drenicës, kanë nevojë për partneritete të dobishme për komunat dhe qytetarët e komunave përkatës dhe të kenë vendin që meritojnë në gjeografinë shqiptare.
“Drenica është zonë e interesit të veçantë dhe mirëpresim iniciativat që çojnë përpara këtë zonë, duke e bërë të zhvilluar, me perspektivë për të rinjtë, punësim, sport, kulturë dhe veprimtari të tjera. Mirëpresim gatishmërinë për lidhjen e bashkëpunimit ndërmjet komunave tona dhe institucioneve të Shqipërisë, bashkëpunimin ndërkomunal si dhe begatimin e agjendave të interesit të përgjithshëm” thuhet ndër të tjerash në njoftim.
Dy kryetarët e Drenicës kanë falendëruar Presidentin Meta për mikpritjen e sinqertë.
Po ashtu, kanë falënderuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn për gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit.

Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet
Presidenti iranian i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, n...