Një kredi e marrë pranë një banke në Durrës në vitin 2006 është kthyer në mollë sherri mes dy banorëve të qytetit bregdetar.
12 vite më parë, shtetasi P.T. 42 vjeç ka marrë kredi në një bankë një shumë lekësh dhe ka regjistruar në këtë kredi, shtetasin Z.D vjeç 49, banues në Durrës.
Firmosja e dokumentacionit banker është bërë pa prezencën e 49-vjeçarit, i cili tashmë i është drejtuar policisë për të bërë denoncimin përkatës për faksifikimin që është bërë në dëm të tij.
Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin P.T., çështja e të cilit tashmë do të ndiqet nga prokuroria e qytetit bregdetar.
42-vjeçari akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar në nenin 186 të Kodit Penal.
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...