Me thashethemet që po qarkullojnë se Oprah Winfrey po shqyrton mundësinë e kandidimit për presidente të SHBA-ve në vitin 2020, Donald Trump ka theksuar se “nuk pret që ajo të hyjë në garë”.
“Unë nuk mendoj se ajo do të kandidojë. Unë e njoh atë shumë mirë”, tha Trump gjatë një takimi me ligjbërësit në Shtëpinë e Bardhë, shkruan “Politico”, transmeton portali arbresh.info
Trump ka shtuar se nuk e ka frikë konkurencën e Oprah, pasi ka theksuar se “do ta mund edhe atë”, ndërsa ka shtuar se gara me të do të ishte shumë “zbavitëse”.
Megjithatë, Trump nuk ka lënë pa përmendur shfaqjet televizive të Winfrey, të cilat i ka cilësuar si “jashtëzakonisht të suksesshme”.
Spekulimet rreth kandidimit të saj për presidente të SHBA-ve kanë filluar të qarkullojnë pas fjalimit të saj në Golden Globe.
Ajo ende nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me thashethemet që po qarkullojnë nëpër mediat botërore./arbresh.info/
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...