Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës rrezikon të mos kaloi këtë muaj.
Kjo për shkakun se shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës do të jenë jashtë vendit nëpër mbledhje e takime zyrtare.
Sipas informacioneve të Indeksonline, Komisioni i Përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim (BE-Kosovë) do të mbajë mbledhjen e 4-të në Strasburg me datë 17-18 janar 2018 dhe Sesioni i I-rë i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të mbahet me datë 21-26 janar 2018.
“Duke marr parasysh se një numër i madh i deputetëve do të jenë jashtë vendit, sipas vendimeve të Kuvendit të Kosovës, sipas të gjitha gjasave demarkacioni nuk do të jetë temë gjatë muajit janar 2018”, ka thënë një burim i Indeksonline.
Ndryshe Kuvendi i Kosovës pritet të fillojë punën më 15 janar. E në këtë datë është paraparë të mbahet edhe takimi i Komisionit për Punë të Jashtme, ku do të shqyrtohet projektligji për demarkacionin, për të cilin pritet të votohet nëse do të shkojë ose jo në seancën e Kuvendit për miratim.
Ndërsa pak ditë më parë në një intervistë për Indeksonline, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se muaji janar është momenti i fundit që ne të gjejmë një konsensus dhe të ratifikojmë këtë marrëveshje.
“Vetëm atëherë i japim fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Presidenti Thaçi.
Ilir Shaqiri interpreton “Jam Shqiptar” me djalin dhe nipin ...
Vlora Çitaku në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Jam këtu ...
Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...
Bedri Hamza do i vizitojë Thaçin e Veselin në Hagë