Pas publikimit të lajmit se Kryeministrit Ramush Haradinaj i është refuzuar viza për në SHBA, ka pasur versione të ndryshme se çfarë ka ndodhur.
KALLXO.com ka pyetur Ambasadën Amerikane në Prishtinë për arsyet e refuzimit apo prolongimit të përgjigjes për vizën e Kryeministrit, por zëdhënësi i saj, Richad Mei ka thënë se ata nuk komentojnë për çështje individuale.
“Ambasada nuk komenton në raste individuale të vizave për shkak të ligjeve tona të privatësisë të të dhënave”, tha Mei për KALLXO.com
Sot Kryeministrit u pyet nga gazetarët për arsyen e refuzimit, por ai tha se nuk ka marrë ende përgjigje.
“Janë disa ngjarje rresht për të cilat kam qejf me shku, por nuk kam marrë përgjigje. Kur t’ma japin (vizën), shkoj. Kaq”, tha Haradinaj pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. /kallxo.com
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...