Shefi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në Liban, Christophe Martin tha të hënën se shumica e refugjatëve sirianë në Liban duan të kthehen në shtëpi.
Sipas një deklarate nga zyra e mediave presidenciale, Martin bëri vërejtjet gjatë takimit të tij me presidentin libanez Michel Aoun lidhur me standardet e KNKK-së për të siguruar kthimin e sigurt dhe dinjitoz të refugjatëve, transmeton arbresh.info
Martin vuri në dukje se vizioni i KNKK-së për mënyrën se si do të mbështeste refugjatët në kthimin e tyre eventual në Siri, do të diskutohet me zyrtarë të lartë libanezë, si dhe me organet dhe kombet relevante ndërkombëtare.
Ai i tha presidentit se 80 për qind e refugjatëve sirianë në Liban duan të kthehen në Siri sapo situata e sigurisë të përmirësohet.
Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) njoftoi muajin e kaluar se numri i refugjatëve të regjistruar sirianë në Liban ishte ulur nën 1 milion për herë të parë që nga viti 2014.
Agjencia e OKB-së tha se numri i refugjatëve sirianë të regjistruar në Liban nga fundi i nëntorit 2017 ishte 997,905.
Kryqi i Kuq do të shpërndajë udhërrëfyesin e tij për kthimin e refugjatëve tek zyrtarët e lartë në Liban dhe një numër të vendeve të mëdha të përfshira në gjendjen e sirianëve të zhvendosur, duke përfshirë kriteret e vendosura nga Komisioni për të siguruar një kthim dinjitoz të të zhvendosurve, tha Martin.
Në të njëjtin kontekst, Ministri i Mjedisit Tariq Khatib e përshkroi zhvendosjen siriane si një “bombë me kohë që mund të shpërthente në çdo vend apo kohë”. / Arbresh.info /
Vendimi ZRrE-së për biznese, alarmon Ilir Ibrahimi: Aty ku k...
Neymar kërkon falje për kartonin e kuq në ndeshjen kundër Bo...
Hidhet shorti: Gjyqtarët që kanë në dorë “fatin” e Berishës ...
Shpërthen vullkani Etna në Itali
Në prag të 30-vjetorit të gjenocidit, Osmani u ndan Medaljen...
Rrahmani shpallet mbrojtësi katërt më i mirë në botë