1.Hiqni manikyrin me dhëmbë: Edhe pse fatmirësisht në treg mund të gjeni shumë produkte për fshirjen e menjëhershme të manikyrit, si për shembull aceton, të shumta janë ato që zgjedhin ta heqin me dhëmbë sapo shohin që është fshirë paksa. Ky veprim është tejet i gabuar pasi duke kruajtur thonjtë me dhëmbë dëmtoni shtresën sipërfaqësore të thoit, e cila funksionon si membranë rrethuese.
2.Nuk përdorni doreza gjatë pastrimit të shtëpisë: Për shumë prej jush mund të mos jetë komode mbajtja e dorezave gjatë pastrimit të shtëpisë, por ky gabim mund t’ju kushtojë rëndës. Ekspozimi i vazhdueshëm i duarve ndaj të ftohtit, të ngrohtit, agjentëve kimikë të detergjentëve larës dhe papastërtive të ndryshme bëhen shkak për dobësimin, petëzimin dhe thyerjen e thonjve.
3.Bëni thonjtë manikyr xhel më shpesh seç duhet: Tashmë është kthyer në trend përdorimi i teknikave zgjatuese apo të punuarit me xhel të thonjve, por abuzimi me to mund të dëmtojë seriozisht strukturën e tij. Sa më shumë shtresa xheli të aplikoni, aq më shumë do i vuajnë pasojat thonjtë./living.al
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin